Gjykata e Lezhës ka vendosur sot masën e sigurisë për Agron Lushin, personin e arrestuar pak ditë më parë si bashkëpunëtor në vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij, Preng Simoni.
Për të gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura i akuzuari, e ka mohur përfshirjen e tij në këtë krim.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 27 prill në fshatin Lalm Lukaj të Lezhës. Dyshohet se krimi ka ndodhur për arsye pronësie dhe nisur nga kjo u shpall në kërkim dhe u arrestua 41-vjeçari, Aleksandër Përdoda, banor i fshatit Lalm, i cili tashmë e ka pranuar krimin.
Policia dyshon se Përdoda kishte bashkëpunuar me Agron Lushin.