Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet takimi Kim-Rama: Gjithëpërfshirje në qeverisje, të miratohet reforma zgjedhore


Ambasada amerikane ka zbardhur takimin mes Yuri Kim-it e kryeministrit Rama.

Sipas saj, në takim janë diskutuar ngjarjet e fundit.

Kim ka theksuar gjatë takimit rëndësinë e gjithëpërfshirjes në qeverisje si dhe miratimin e reformës zgjedhore.

Në fund të reagimit të postuar në Facebook, paralajmërohet j takim me kreun e opozitës, Basha.

“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE. Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë. Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti.” – thuhet në postimin e ambasadës amerikane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *