Në 24 orët e fundit në Itali kanë humbur jetën 161 persona duke e çuar në 32.330 numrin total që prej nisjes së pandemisë.
Rastet e reja me COVID-19 janë ulur krahasuar me një ditë më parë ku ishin 813 dhe sot 665 duke shkuar në total 227.364 persona të infektuar.
Po ashtu është rritur dhe numri i të shëruarve vetëm në 24 orë janë shëruar 2.881 persona.
Aktualisht të infektuarit aktiv me koronavirus janë 62.752 persona nga të cilët 9.624 janë të shtruar në spital.
Ndërsa në terapi intensive janë 676 persona. Gjithashtu, janë 4 rajone që nuk kanë regjistruar asnjë rast të ri me COVID-19.