Vendosni fjalën kyçe....

Banka Botërore: 60 milionë njerëz mund të përballen me varfëri ekstreme


Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass, ka paralajmëruar se deri në 60 milionë persona do të përballen me “varfëri ekstreme” si pasojë e koronavirusit

Malpass thotë se Banka pret që rritja ekonomike të tkurret për 5 për qind këtë vit, derisa kombet përballen me pandeminë.

Kjo situatë e krijuar pas pandemisë, ka ndikuar në humbjen e miliona vendeve të punës dhe dëmtimin e bizneseve, sidomos në vendet më të varfra.

“Miliona burime për jetesë janë shkatërruar dhe sistemet e kujdesit shëndetësor janë në tension në gjithë botën”, ka thënë ai, citon REL.

Malpass vazhdon: “Vlerësimi ynë është që deri në 60 milionë persona do të shtyhen drejt varfërisë ekstreme – që shkatërron përparimin e bërë në zhdukjen e varfërisë në tre vjetët e fundit”.

“Varfëria ekstreme” sipas Bankës Botërore është kur një person jeton me më pak se 1.90 dollarë në ditë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *