Vendosni fjalën kyçe....

Dalin sot para gjykatës protestuesit e arrestuar më 17 Maj, mes tyre kreu i Vetëvendosjes në Tiranë


Ditën e sotme do të dalin sot para Gjykatës së Tiranës të shtatë personat e arrestuar pas protestës së 17-Majit, kur u shemb godina e Teatrit Kombëtar.

Ata do të njihen me masën e sigurisë.

Personat e arrestuar janë: Boiken Abazi, Kastriot Qemaj, Sokol Ndoj, Romeo Lila, Endrit Mertiri, Burim Tafilica, Edjon Xhoxhaj. Ata akuzohen për kundërshtim të policëve dhe grumbullim të paligjshëm.

Boiken Abazi është kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë.

Policia thoshte se gjatë protestës kanë mbetur të plagosur 7 policë, por nuk dha asnjë informacion mbi protestuesit e lënduar. Videot nga protesta e  17 Majit kanë treguar grumbuj policësh që ushtronin dhunë dhe merrnin zvarrë protestues, burra e gra, djem e vajza. Por policia thotë se janë protestuesit ata që kanë ushtruar dhunë.

“Gjatë kryerjes së detyrës, forcat e Policisë janë kundërshtuar me dhunë nga persona që ishin grumbulluar për të mos lejuar prishjen e godinës, duke tentuar që të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit.

Disa persona nga radhët e tubuesve kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të Policisë, me sende të forta dhe shkopinj, duke lënduar 7 punonjës policie në detyrë. Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së posaçme “Shqiponja”. Ata kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Traumës dhe spitalin “Nënë Tereza” dhe janë jashtë rrezikut për jetën.”– njoftonte policia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *