Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi: Bashkia nuk është pronare e godinës së Teatrit Kombëtar, vetëm e Eksperimentalit (VIDEO)


“Bashkia Tiranë nuk është bërë asnjëherë pronare e Teatrit Kombëtar”- kështu ka deklaruar sot avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj, i cili pretendon se ka edhe prova për këtë.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Tempora” të gazetares Sonila Meço, zoti Lapaj duke iu referuar disa dokumenteve, tha se bashkia ka marrë nën pronësi vetëm truallin dhe godinën e Teatrit Eksperimental, por jo atë të godinës së Teatrit Kombëtar.

“E para njëherë, Bashkia e Tiranës nuk është bërë asnjëherë pronare e asaj godine dhe ky është një ndër faktet e reja që ne do nxjerrim. Nuk është bërë pronare e godinës. Aty ka pasur 2 godina, ndërsa bashkia e Tiranës është bërë pronare e vetëm njerëz godinë, me sipërfaqe 1126 metra katrorë. Ndërkohë që godina tjetër që është mbi 2000 e ca metra katrorë. Të dyja këto godina janë një sipërfaqe mbi 3000 metra katrorë ndërtim, ndërsa bashkia është bërë pronare me VKM vetëm e 1126 metra katrorë. Këshilli bashkiak ka marrë një vendim për një pronë që nuk e kishte në pronësi. Do e nxjerr me dokumenta. Tani kalojmë tek Akti i Ekspertimit.

Akti i ekspertizës është i datës 23.03.2018 nga Instituti i Ndërtimit, është bërë nga një grup më i madh se 7 inxhinierësh që thotë zotëria,

dhe përcakton pse ky Teatër nuk i plotëson kushtet teknike. Një nga pikat është edhe problemet sizmiologjike, që qytetarët e panë se kaloi 2 tërmete nga Perëndia dhe nuk e gjeti gjë.”– thotë aktivisti dhe avokati.

Më tej, Lapaj nxjerr edhe një aktekspertizë dhe thotë se 3 nga 5 ekspertët e Institutit të Ndërtimit që vlerësuan godinën e Teatrit, nuk kanë qenë fare të kjo godinë. E 2 kanë qenë vetëm në 2018-ën.

“Ndërkohë, më datë 13 maj 2020, pas kalimit me VKM të pronësisë te bashkia, kryetari i bashkisë së Tiranës, i drejtohet me një shkresë Institutit të Ndërtimit me një shkresë për vlerësimin teknik të godinës. Në bazë të kësaj shkrese është marrë vendimi i këshillit bashkiak të datës 14.Ky është akt ekspertimi mbi të cilin këta e kanë shembur.

Ku qëndron problemi këtu? Qëndron tek fakti se është firmosur nga 5 ekspertë, dy nga të cilët kanë qenë te Teatri te aktekspertimi i vitit 2018 që është bërë fizikisht në terren, ndërkohë 3 prej tyre nuk kanë qenë në terren kurrë. Të parët të paktën kanë qenë një herë në 2018-ën, ndërsa këta nuk kanë shkuar kurrë në Teatër. Herën e dytë s’ka shkuar asnjëri. Këta nuk kanë qenë te Teatri fare, se ka qenë i okupuar. Ky është shpërdorim detyre.”– thotë Lapaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *