Adi Krasta është kërcënuar përmes një mesazhi, për shkak se ka qenë një ndër zërat që është shprehur publikisht kundra shembjes së Teatrit Kombëtar.
Mbrëmjen e kaluar gjtë emisionit të tij “A-Show”, Krasta publikoi mesazhin kërcënues të një personi që duket se jeton në SHBA.
Ai lexoi mesazhin ndërsa i bëri edhe një kërkesë ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
“Unë i them Guri Leklotit të Ambasadës Amerikane, që t’i thotë ambasadores Yuri Kim, që sipas rregullave protokollare të SHBA-ve, të shkojnë dhe t’i tërheqin veshin këtij djali ku jeton në SHBA, sepse amendamentet dhe ligjet amerikane nuk guxon dot një njeri të provokojë ose kërcënojë një gazetar në detyrë dhe t’i tregojnë këtij djali se ç’është mënyra e mirë e të sjellurit dhe të komunikojë si njerëz. Dhe të më shkruajë ai një ndjesë që ta publikoj në emisionin e radhës. Ta shoh se si e ka formulimin se, militantët shpeshherë kanë një formulim të keq. E flasin shumë keq gjuhën shqipe”, tha Krasta.
Personi në mesazh shkruante se do t’i thyente kockat Krastës.