Vendosni fjalën kyçe....

Epidemiologët në Durrës në grevë: S’kemi marrë pagat e premtuara, nusja e Vangjush Dakos na bën presion


Ditën e sotme, 33 punonjës të Qendrës shëndetësore Epidemiologjike janë ngritur në grevë, për shkak se nuk kanë përfituar pagat e vijës së parë të luftës kundra Covid-19 dhe as nuk janë paguar për punën jashtë orarit.

Ata thonë që prej 26 nëntorit nuk kanë marrë ende pagat e tyre përsa i përket punës të kryer jashtë orarit.

Zija Alhyses, kreu i Sindikatës së shëndetësisë ka akuzuar gruan e Vangjush Dakos, se u ka bërë dhe presione atyre.

 “Ditën e sotme jemi ngritur në grevë 33 punonjës të Qendrës shëndetësore Epidemiologjike pasi ne nuk kemi përfituar asnjë pagë siç parashikohej për mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të lùftës me Còvid-19.

Nuk ka mjaftuar kjo, por ditën e sotme sapo është marrë vesh për grevën tonë, erdhi nusja e Vangjush Dakos, Znj. Alba Dako ka ardhur në qendër duke i ushtruar presion punonjësve që do të dilnin në grevë, për shkak të marrëdhënieve që ka me drejtoreshën e qendrës.

Punonjësit janë izoluar në qendër dhe nuk dalin për të punuar, por as për mediat për shkak të kërcënimeve me vendin e punës. Ndërkohë ende nuk na janë paguar orët shtesë që kemi punuar në 6 muajt e fundit.”– është shprehur Alhyse.

Kreu i Sindikatës thotë se ai me kolegët e tij kanë pritur pasagjerët e trageteve dhe kryenin kontrollet e tyre kundër Convid 19, si dhe kanë arritur, sipas tij deri në 40 tamponë në ditë.

“Shefja është futur te llumi i vjèdhjes se nuk japin listat. Ajo ka përpiluar listat dhe i bën presion pjesës tjetër sipër dhe dy burra që ishin këtu, edhe ata kanë ikur se kanë frikè se i heqin nga puna. Po nuk dolën shoferat, i gjithë personeli 33 vetë janë në grevë. Ne kërkojmë pagat tona. Kemi punuar 60 orë në javë jo 40 dhe nuk kemi marrë asnjë ditë pushim. Janë marrë nga 50-100 mijë lekë sikur kanë ardhur vetëm një ditë në punë, jo 30 ditë. Vendimi është 1000 euro dhe 500 euro personeli ndihmës, shoferët e pastruesit. Nuk kemi marrë as atë që kemi punuar vetë. Kjo është vetëm poshtërsi, kryeministri duhet të marrë vesh që vendimi i tij nuk zbatohet nga organet tona”- vazhdoi Alhyse./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *