Infermierët dhe stafi mjekësor belg kishin grevë për një vit, përpara se të thirreshin për të luftuar pandeminë Covid-19 në frontin e parë.
E kështu, pasi kërkesat e tyre ishin injoruar për muaj me radhë, ata shfrytëzuan mundësinë kur kryeministrja erdhi për t’i vizituar. E çfarë bënë ata? I kthenë asaj shpinën.
Videoja e protestës është bërë virale në të gjithë botën.
Një nga infermierët Nicolas Houyoux, ka folur për RT-në lidhur me çfarë e motivoi saktësisht protestën pas një viti grevash në spital për kushte të këqija të punës.
“Politikanët thanë që ata dëgjuan dhe ata do të bënin gjëra, dhe kishte një buxhet të lënë mënjanë për ne, por kurrë nuk u përdor”, thotë Hoyoux, duke dhënë detaje për mungesat e stafit, rritjen e ngarkesës së punës dhe uljen e buxhetit si arsyet kryesore pse ata kanë protestuar.
Por kur mbërriti koronavirusi, ata heshtën duke i qëndruar besnik shprehjes:”Mbylle dhe bëj punën tënde”. Kështu protestat u braktisën.
Por kur morën vesh se kryeministrja Sophie Wilmes do i vizitonte, ata e dinin që ata kishin një mundësi për t’u dëgjuar.
“I gjithë sistemi i kujdesit shëndetësor duhet të financohet më mirë që të mund të punojmë më mirë, veçanërisht në sektorin publik, kështu që të gjithë mund të marrin të njëjtin nivel të trajtimit”- thotë Hoyoux.
“Ne kemi dashur të protestojmë por një lloj proteste e butë; pa fjalë, asgjë të keqe, thjesht duke shpjeguar se çfarë dhe si po ndjehemi. Pra, po, do të ketë greva të tjera që do të jenë në mënyrën më klasike ku njerëzit mblidhen nëpër rrugë … të paktën nëse asgjë nuk ndryshon”- përfundon infermieri belg.
Ai thotë se infermierët nuk duan të kenë vetëm një shpërblim të përkohshëm pse punuan në frontin e parë të luftës me koronavirusin, por duan kushte më të mira pune, paga më të mira në përgjithësi, veçanërisht duke pasur parasysh që studimet e infermierisë kanë kaluar nga tre deri në katër vjet kurse universitare, para specializimit.