Vendosni fjalën kyçe....

Liçaj: Duhet drejtësi për këtë shpirt të pushkatuar


Aktori Neritan Liçaj dhe një nga personat i cili për më shumë dy vjet ka qëndruar në mbrojtje të Teatrit Kombëtar ditën e sotme në protestë thotë se për prishjen e teatrit duhet të bëhet drejtësi.

Ai e konsideron Teatrin si kauzën më të rëndësishme e cila është patriotike, demokratike dhe paqësore.

Ne duam një vend normal, si gjithë Europa. Unë besoj se kauzë më të mirë sesa Teatri nuk ka. Çështja jonë ka qenë patriotike, paqësore, qytetare, që të shprehemi të gjithë. Ne e kemi quajtur teatrin si sheshi i lirisë. Kjo sepse ne aty iu thoshim të vërtetat në sy njëri-tjetrit. Unë do doja drejtësi për këtë krim që u bë. Ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtat institucionale. Duhet drejtësi për këtë shpirt të pushkatuar. Te Teatri nis bota shqiptare. Çdo gjë që ka të bëjë me mua, ka të bëjë edhe me ju, me të gjithë. Jam krenar që jam shqiptar, sepse jemi racë e fortë. Duhet parë përtej parave, përtej pushtetit. Teatri një kauzë e drejtë dhe historia do të dënojë kryeministrin”-deklaroi Liçaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *