Janë lënë të lirë 8 personat e shoqëruar pas protestës së 18 majit në Bulevard.
Ata u ndaluan një ditë pas prishjes së Teatrit Kombëtar ndërsa pas seancës së sotme gjykata i ka lënë të lirë të gjithë të ndaluarit.
Detyrim paraqitjeje është vendosur për kreun e lëvizjes Vetëvendosje, dega Tiranë, Boiken Abazi, Kastriot Qema, Romeo Lila, Edion Xhoxhaj, Burim Tafilica dhe Sokol Ndoja, ndërsa në arrest shtëpie janë lënë Erik dhe Endrit Mërtiri.