Presidenti Meta ka reaguar pak para protestës së ditës së sotme e parashikuar për në orën 17 e 30.
Kreu i shtetit ka publikuar videon e ditës së prishjes së Teatrit Kombëtar dhe dhunën e policisë ndaj qytetarëve duke shkruar se dhuna ndaj qytetarëve ka vetëm një emër e adresë.
Meta thekson se ata që heshtin dhe nuk guxojnë ta dënojnë janë bashkëfajtorë e nxitës të saj.
Ai e mbyll reagimin duke thënë duhet të jenë të bashkuar, me dashuri për Shqipërinë europiane.
“Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë! Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj! Kurajë qytetare dhe solidaritet! Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet! Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane!” – shkruan Meta në Facebook.