Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Shembja e Teatrit përpjekje e programuar për të ribërë historinë


Kreu i Shtetit, Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Aktualitet” në Fax News deklaroi se çështja e teatrit është antikushtetuese pasi ishte ankimuar në Gjykatën Kushtetuese.

Meta theksoi se shembja ishte programuar që para 20 vitesh duke e quajtur një përpjekje për të ribërë historinë.

Presidenti shtoi, se kjo është një përpjekje për shkombëtarizuar vendin dhe për ta lënë pa identitet.

Një popull pa histori është një popull pa të ardhme. Çështja e Teatrit është një çështje antikushtetuese, pasi ishte në Gjykatën Kushtetuese. Është një çështje e paligjshme se janë shumë akte që e thellojnë në vandalizëm këtë paligjshmëri që ndodhi në 17 maj. Ishte tërësisht amorale. Vështirë të gjeni në këto 30 vite më shumë lajme në botë, nga Amerika e në Burma ku opinioni publik është tronditur pasi nuk kemi të bëjmë thjeshtë me një konflikt me opozitën dhe maxhorancën, por me një konflikt të thellë kulturor, për një çështje ku përfshihet e gjithë shoqëria ku ne qendër të së cilës janë artistët. Objektet historike, ruhen dhe restaurohen. Këtë e kanë vende dhe me më shumë histori se ne, jo me në që kemi pak histori shtet-formuese.

Kjo e bën të pa amnistueshme për arsye se është e qëllimshme si ide e qartë e programuar për gati 20 vite. Përpjekja për të ribërë historinë duke e shuar historinë e gjeneratave të mëparshme, dhe gjeneratave të reja e është një përpjekje arbitrare dhe shkombëtarizuese për të zhveshur një komb dhe brezat që vijnë nga historia dhe krenaria për identitetin kombëtar. Për të krijuar një bashkësi njerëzisht pa identitete. Një bashkësi që mendon vetëm çfarë do të hajë sot, të pijë sot, pra për një qënie të momentit për materializëm dhe kurrsesi për një bashkësi që lidhet nga një identitetin kombëtar dhe kjo është shumë e rrezikshme për të kohë globalizimi, pasi i rrezikon të ardhmen e vendit”- tha Meta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *