Vendosni fjalën kyçe....

Monika Kryemadhi: Protesta e Teatrit nuk ka organizator, kush është kundër Ramës të bashkohet


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se protestat për Teatrin nuk i organizon opozita, e askush tjetër.

Por sipas saj janë qytetarët që vijnë për të protestuar për Teatrin.

Kryemadhi i bën thirrje të gjithëve atyre që janë kundër kryeministrit Edi Rama, të bashkohen te Teatri. 

”Nuk jam organizatorja e protestës por ajo protestë nuk ka organizator. Janë qytetarë që vijnë dhe duhet të ketë një organizim që të vijnë gjithë njerëzit që janë kundër Edi Ramës. Edhe gjyqtarëve edhe prokurorëve që nuk kishin bërë pazare me Ramën të vijnë në shesh.

Për gjithë burrat e gratë që janë shkarkuar nga administrata, për policët mbi 55 vjeç që Rama i ka quajtur barkderra.

Nënave që i ka veshur me të zeza Edi Rama sepse djemtë e tyre i ka lënë peng në Kolumbi e tutje, në tytën e pistoletës dhe derisa të vinin kamionët me drogë.

Thirrje gjithë djemve dhe vajzave, që u vendosi kokën në asfalt dhe gjurin në fytyrë për t’i terrorizuar. Artistët që në fytyrën e tyre rrjedhin lot.”– tha Kryemadhi.

Gjatë intervistës me televizionin “News 24”, zonja Kryemadhi tha gjithashtu se qëllimi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe i opozitës nuk ishte për të pasur viktima, duke iu referuar përplasjeve që ndodhën më 17 Maj. Por kryeministri Rama sipas saj nuk e ka problem edhe të vrasë.

”Duhet një reagim qytetar ndaj identitetit tonë. Një popull asimilohet me dhunë, duke hequr trashëgiminë e vet. është emergjente dhe urgjente. Mjafton të shohësh kurrikulat e arsimit po varfërohen. Çdo gjë që ka lidhje me të shkuarën shqiptare po venitet me elementë që nuk kanë jetëgjatësi. është thirrje urgjente për këtë nismë të Ramës ndaj shkombëtarizimit shqiptar.
Ajo që unë dua të them është që 10 njerëz, apo dhe 10 mijë njerëz të pambrojtur, pa armë, pa ushtri, burra e gra, pensionistë nuk mund të përballen me Policinë e armatosur.
Mbrojtja e Teatrit nuk kishte të bënte vetëm me vendosjen e njerëzit për t’u goditur fizikisht. Rama nuk e ka problem të vrasë njerëz. I vret dhe i harron. I çon në mish për top. Si Aleanca për Teatrin ashtu si çdo përfaqësues tjetër nuk kemi pasur për qëllim të kishim viktima por të nxirrnim fytyrën e Ramës.
Ajo do rindërtohet siç ka qenë, me të njëjtat projekte. E keni dëgjuar dje ministres e kulturës kur tha nuk është projekt, është ide- projekt. Nuk ka projekt.

Kodra e Diellit është një rezidencë ku banojnë më shumë socialistë se ne të opozitës. Aty do të rindërohet në të njëjtin vend Teatri. Ai gjithmonë kështu i ka shembur gjithë veprat kulturore dhe kinematë e Shqipërisë.”– tha Kryemadhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *