Vendosni fjalën kyçe....

Operacion antidrogë në disa qytete, 40 persona të shoqëruar


Foto ilustruese

Një operacion i madh antidroge po zhvillohet në këto momente në disa qytete në vend, nga Policia e Shtetit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në bashkëpunim me disa prokurori.

Televizioni “News 24” raporton se deri më tani janë shoqëruar 40 persona.

Fillimisht procedimi penal u regjistrua nga Kukës, ndaj një grupi që kultivonte kanabis dhe më pas u përhap si hetim në gjithë Shqipërinë.

Po ashtu janë sekuestruar edhe disa kubikë kanabisi edhe pse ende nuk dihet sasia.

Bëhet fjalë për një hetim mbi 1- vjeçar, për të cilin sipas policisë janë përdorur metoda speciale përgjimi dhe vëzhgimi deri në zbulimin e këtyre personave.

Disa prej të shoqëruarve janë: 

Kreshnik Murataj
Beqir Murataj
Shkëlqim Skacaj
Sali Kovaçi
Arben Tuci
Zamir Myftari
Floriand Myftaraj
Pal Pergjergji
Ramiz Cenaj
Naim Kadiu
Akil Buna
Arben Bejko
Durim Vata
Besart Dreni
Tarzan Veseli
Besnik Coka
Petrit Pashku
Benard Kordhaku
Shpëtim Topuzi
Zejnel Mece
Ardiatik Hoxha
Rezart Tahiri


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *