Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, një operacion sekret.Kryetari i Bashkisë së Tiranës u përfshi në një operacion sekret për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar historik të kryeqytetit.
Ky nuk është i vetmi vendim i diskutueshëm i marrë nga socialistët në pushtet gjatë kriza së koronavirusit.
Prishja u krye në orët e para të mëngjesit të 17 majit 2020: Pas një beteje dy-vjeçare për të shpëtuar ndërtesën historike të Teatrit Kombëtar Shqiptar në Tiranë, gjatë së cilës artistët, shoqëria civile dhe opozita nën udhëheqjen e Partisë Demokratike (PD) luftoi kundër prishjes, kryebashkiaku Erion Veliaj e evakuoi godinën e teatrit forcërisht dhe e shkatërroi.
Duket se Partia Socialiste (PS) në pushtet nën kryeministrin Edi Rama, është duke shfrytëzuar krizën Covid-19 për të bërë fakt të kryer siç është rasti me prishjen e teatrit.
Vendosja e agjendës gjatë pandemisë
Ashtu si në shumicën e vendeve të botës, pandemia Covid-19 ka ndalur jetën publike në Shqipëri. Pas rasteve të para zyrtare me Covid-19, në fillim të marsit, reagimi i parë i qeverisë ishte mbyllja e shkollave e universiteteve, pastaj e bareve dhe restoranteve, e ndjekur nga vendosja e karantinës, që hiqej vetëm për disa orë në ditë për të lejuar njerëzit të blejnë ushqime ose ilaçe. Kufijtë tokësorë dhe ato detarë ishin të mbyllur dhe aeroporti ndërpreu trafikun e pasagjerëve.
Megjithatë, veprimi i ndërmarrë nga qeveria shpagoi: Më 18 maj, niveli i infeksioneve totale të konfirmuara ishte 581, me të paktën 31 njerëz që kishin vdekur nga Covid-19 deri më tani, ndërsa 714 janë rikuperuar.
Edhe diskutimi politik u zbut në fillimin e pandemisë, megjithëse u bë e qartë se qeveria vazhdoi të ndjekë projektet e saj në disa fusha të tjera. Ata janë duke operuar në një mënyrë gjithnjë e më autoritare sidomos në luftën kundër mediave të pavarura.
Në shpërthimin e pandemisë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi me anë të një telefonate qytetarët duke i këshilluar: “Lani duart tuaja, mos lini shtëpi për argëtim, ajroseni atë sa më shpesh që të keni mundësi dhe mbroni veten kundër mediave ”.
Më 15 maj autoriteti shëndetësor urdhëroi mbyllja e një televizioni privat, Ora Neës, pasi sipas tij kishte shumë të ftuar në studio gjatë një emisioni. Prishja e Teatrit Kombëtar tani paraqet kulminacionin e këtyre ngjarjeve.
Shkatërrimi i një pasurie kulturore
Teatri Kombëtar ishte teatri më i rëndësishëm në Shqipëri. Kompleksi me ndërtesat e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental ishte një ansambël historik, duke dëshmuar për arkitektura të ndryshme dhe stilet teknike dhe qasjet e së kaluarës.
Ndërtesat u ndërtuan në vitet 1930 nën ndikimi e fortë të futurizmit italian si pjesë e të ashtuquajturit “Circolo Skënderbeu” – një kompleks kulturor e administrativ, funksioni i të cilit është akoma i ruajtur deri në ditët e sotme. Disa ministri dhe
bashkia ndodhen në afërsi. Brenda Evropës, materialet dhe teknikat e përdorura për ndërtimin konsideroheshin si novatore për Italinë e më gjerë, ndërsa ndërtimi shënoi gjithashtu një fazë të rëndësishme në historinë e planifikimit urban dhe modern të arkitekturës.
Pas hapjes në 1940, teatri u riemërua teatri i kinemasë “Kosova” në 1944 dhe Teatri i Njerëzve në 1945, u bë qendër kulturore në këtë qytet ku ndodhedhin institucionet më të rëndësishme të Shqipërisë së pasluftës.
Prandaj, teatri dëshmoi për shumë ngjarje të lidhura me emergjencën e teatrit shqiptar, duke siguruar gjithashtu një sfond për ngjarjet artistike, akademike e politike. Në dritën e fakteve historike,ky kompleks arkitektonik ishte pjesë e identitetit kulturor dhe kombëtar të vendit.
Në Mars 2020, shoqata evropiane për mbrojtjen e monumenteve historike, “EuropaNostra ”, e përfshiu Teatrin Kombëtar të Shqipërisë në listën e shtatë prej monumenteve më të rrezikuara në Evropë, si një shembull të jashtëzakonshëm të arkitekturës moderne italiane nga vitet ’30 dhe si një nga qendrat më të shquara kulturore në Shqipëri. Me prishjen e tij më 17 maj, kjo pasuri kulturore ka humbur tani në mënyrë të pakthyeshme.
Lufta për Teatrin që prej vitit 2018
Diskutimi rreth Teatrit Kombëtar filloi në Mars 2018 teksa Kryeministri Rama prezantoi një projekt ndërtimi për një teatër të ri. Me 3.000 m², projekti i ri i Teatrit Kombëtar zë më pak se gjysmën e truallit origjinale.
Pjesa tjetër ishte menduar për ngritjen e disa kullave dhe një qendre tregtare. Rama argumentoi se rinovimi i ndërtesës së teatrit 80-vjeçar ishte “i pamundur” dhe përkundrazi disa milione euro të fondeve publike duhej të shpenzoheshin për një PPP (Partneritet Publik Privat.
Projekti i ndërtesës për Teatrin e ri Kombëtar do zbatohej përmes një ligji të veçantë të miratuar në Parlament ku Rama ka një shumica absolute.
I ashtuquajturi “Ligji Fusha” (emërtuar pas kompanisë Fusha shpk, e cila kishte fituar kontratën), zbuloi mangësi serioze, siç është dhënia e pronës shtetërore pa tender. Pasi njerëzit mësuan lajmin për një ligj special të planifikuar për këtë gjë, artistët dhe aktivistët themeluan “Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit ”, me të cilën u bashkua shumë figura të shquara publike si historianë, akademikë dhe gazetarë.
Ata organizuan protesta, nisën një peticion, iu afruan organizatavae kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ndërmorën veprime juridike. Për një periudhe që përfshin 27 muaj, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e mbrojti teatrin nga prishja.
Në korrik 2018, Komisioni Evropian gjithashtu kërkoi që qeveria shqiptare të sqarojëarsyet e miratimit të këtij ligji të veçantë.
Një nga 15 pyetjet e letrës ishte nëse ligji special është në përputhje me detyrimet e Shqipërisë nën Procesin e Stabilizim-Asociimit. Thorsten Frei, asokohe raportuesi për Shqipërinë i CDU / CSU në Bundestag, gjithashtu shprehu dyshime gjatë një interviste:
“Ligji special për Teatrin Kombëtar është shumë i paqartë, kur bëhet fjalë për mënyrën sesi pajtohet
Legjislacioni i BE-së dhe Kushtetuta shqiptare. Siç e shoh, Presidenti Meta kishte të drejtë ta kthejë ligjin përsëri në Parlament. Rasti i Teatrit Kombëtar do tregojë qartë se sa serioz është Edi Rama për sa i përket hyrjes në BE.”
Më 25 korrik 2019, Presidenti Ilir Meta paraqiti një ankesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar që ligji special për Teatrin Kombëtare të shpallet jokushtetues. Duke pasur parasysh se gjykata nuk ishte funksionale, kjo ankesë u paraqit vetëm për ekzaminim në fund të vitit 2019.
Me 30 Dhjetor 2019, Gjykata Kushtetuese i bëri thirrje Parlamentit, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës që të parashtronin argumentet e tyre për Ligjin Special.
Megjithatë, çështja as nuk ishte sjellë ende para gjykatës. Në shkurt 2020, Bashkia e Tiranës njoftoi se projekti për ndërtimin e një ndërtese të re të teatrit ishte rrëzuar. Fusha shpk nuk ishte në gjendje të zbatonte projektin në një kohë të shkurtër dhe në përputhje me kërkesat.
Përshkallëzimi që në fillim të majit
Pas një heshtjeje të gjatë për fatin e teatrit, në maj të vitit 2020, qeveria shqiptare vendosi t’ia kalojë tokën, në të cilën qëndronte Teatri Kombëtar, Bashkisë së Tiranës në mënyrë që të merrte një vendim rreth prishjes.
Presidenti Meta paraqiti një tjetër ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër këtij vendimi. Sidoqoftë në mbrëmjen e 14 majit, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi në fshehtësi prishjen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë.
Vendimi Nr 50 i miratuar nga Këshilli Bashkiak më 14 maj 2020, shprehet se ndërtesa do rrënohet bazuar në ekspertizën e Institutit të Ndërtimit. Raporti është përpiluar vetëm një ditë më parë, më 13 maj e sipas tij ndërtesa nuk është e përshtatshme për kryerjen e aktiviteteve dhe pavarësisht nga rinovimet, nuk mund të bëhet e sigurtë.
Këshilli Bashkiak autorizoi Institutin e Mbrojtjes së Territorit për të evakuuar, hyrë dhe pastaj prishur ndërtesën. Rezoluta nuk citoi një datë për prishjen. Nuk kishte asnjë bazë ligjore për votën e Këshillit Bashkiak.
Nga njëra anë, Këshilli mund të marrë vendim për diçka që i përket Bashkisë. Në këtë rast, megjithëse zotëron tokën në të cilën teatri qëndron, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ndërtesën në vetvete. Ndërsa dokumenti i ekspertizës është një akti administrativ-juridik që vetëm mund t’i nënshtrohet rishikimit gjyqësor.
Një institucion politik siç është Këshilli Bashkiak i Tiranës nuk ka juridiksion mbi një akt juridik të paraqitur nga një institucion i qeverisë qendrore. Për më tepër, është e paqartë se si u krye votimi. Asnjë njoftim publik për mbledhjen dhe votimin e Këshillit Bashkiak nuk u bë publik, siç e kërkon ligji.
Sipas raportimeve të mediave, SPAK-u filloi hetimin pas një akuze të bërë nga “Aleanca për
Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar” më 6 maj. Aleanca akuzon kryebashkiakun Veliaj për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Aleanca gjithashtu ka hedhur në gjyq tre inxhinierë civilë nga Instituti që hartuan
Raport-ekspertizën për prishjene teatrit, për abuzim detyre. Aleanca deklaroi se raporti i ekspertëve i paraqitur nga inxhinierët ishte bazuar në dokumente të falsifikuara. Thuhet se tre nga pesë inxhinierët që hartuan raportin, nuk e kishin ekzaminuar asnjëherë personalisht Teatrin Kombëtar.
Legalizimi i kanabisit
Prishja e Teatrit Kombëtar përfaqëson kulminacionin e një morie të tërë planesh dhe vendimesh të diskutueshme të qeverisë gjatë pandemisë Covid-19.
Përveç kufizimet të përmendura më lart, sulmin ndaj lirisë së shtypit, veçanërisht diskutimi për legalizimin e kanabisit ka shkaktuar kohët e fundit mjaft zhurmë. Deri në vitin 2016, vendi kishte dëshmuar një problem të madh me kultivimin e kanabisit deri sa problemi u vu nën kontroll me mbështetjen e
Guardia di Finanzas. Gjatë një konferencë për shtyp më 9 maj 2020, Kryeministri Rama tha se qeveria po përgatiste një draft për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore.
“Ne kemi konsultuar ekspertë në rajon nga vendet që kanë pasur përvoja pozitive. Nuk bëhet fjalë për legalizimin e kanabisit rekreativ, por për atë për qëllime mjekësore.”
Disa ditë më vonë, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela prezantoi raportin e tij vjetor. Sipas raportit, kishte më shumë plantacionet kanabisit në të gjithë vendin në vitin 2019 – duke e bërë këtë fenomen të të ripërtërirë e shqetësues për shumë rajone në të gjithë Shqipërinë.
“Ka pasur aktivitet të shtuar në Krujë, Gjirokastër dhe Shkodër ”, tha ai.
“Ne nuk kemi ndonjë dokument zyrtar nga policia apo departamenti i prokurorëve që shpjegon të vërtetën shkaqet e këtij fenomeni. Unë e konsideroj si një zhvillim shumë shqetësues dhe do të jetë një nga përparësitë tona në vitin 2020 ”, shpjegoi Çela.
Në 2018, 292 plantacione kanabisi ishin hetuar nga autoritetet vendore në të gjithë vendin. Në vitin 2019, kjo shifër arriti në 628, 115% më e lartë. Mbetet ende e paqartë nëse dhe cila lidhje mund të ekzistonin midis deklaratës së Ramës për legalizimin e kanabisit dhe rritjes së kultivimit të kanabisit.
Një ogur i keq për hapjen e negociatave me BE-në
Qasja e qeverisë shqiptare ngre gjithashtu disa pyetje për sa i përket hapjes së negociatave për hyrjen në BE, të cilat janë rreptësisht subjekt i përmbushjes së 15 parakushteve. Të fundit kanë të bëjnë kryesisht me zbatimin e reformave në drejtësi dhe sundim të ligjit, lirinë e shtypit dhe
luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Masat më të fundit kanë aftësinë që ta minojnë këtë proces.
Për më tepër, shumë pyetje ligjore në lidhje me prishjen e teatrit, siç është ligji special, transferimi nga qeveria te bashkia të teatrit si dhe vendimin e marrë nga Këshilli Bashkiak nuk i janë nënshtruar ende një kontrolli ligjor.
Masat e marra nga qeveria shqiptare ndodhin në atë që është një kohë në dukje taktike e mprehtë për ata. Shqipëria ka mposhtur Covid-19 dhe pothuajse të gjitha kufizimet e vëna më herët janë hequr. Por gjendja e fatkeqësisë natyrore, kufizimet e së cilës përfshijnë
lirinë e tubimit, do të mbetet në fuqi deri në 23 qershor. Kjo mund të jetë arsyeja pse qeveria vijoi
me prishjen e teatrit tani, pasi mund të ketë pritur të ketë më pak protesta si si dhe fakti që njerëzit kanë probleme të tjera për shkak të dëmtimit ekonomik dhe shoqëror të shkaktuar nga Covid-19.
Megjithatë, nuk është akoma e sigurt nëse qeveria do të paguajë një çmim të rëndë për ‘fitoren’ e saj. Vendimi i saj i njëanshëm për prishjen e teatrit me siguri u ka hapur probleme sa i përket adoptimit dhe aplikimit të standardeve të përgjithshme evropiane.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Fondacionit Konrad Adenauer