Sot Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të zhvillojë protestën e dytë pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental.
Kjo protestë pritet të fillojë rreth orës 17:30, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ përballë Ministrisë së Brendshme.
Ditën e Djeshme nuk pati asnjë tubim, për shkak se aktivistët e artistët donin të respektonin besimtarët myslimanë të cilët festonin Natën e Kadrit.
Në protestë pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të opozitës së bashkuar, mes të cilëve dy liderët Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.
Megjithatë ata sikurse edhe në protestën e kaluar, nuk do të mbajnë fjalime.
Protesta e së hënës u mbajt rreth orës 16:30 dhe zgjati mbi 2 orë, ku nuk munguan edhe disa incidente të vogla. Disa persona plasën kapsolla, e një gazetare mbeti e lënduar pasi një prej tyre i plasi në këmbë, por në tërësi ishte paqësore.