Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, zonja Yuri Kim ka shkuar në Presidencë. Pak më herët Presidenti Meta ishte në një takim me kreun e PD dhe aleatët opozitarë në Pallatin e Brigadave dhe në momentin kur zonja Kim ka mbërritur, presidenti nuk ka qenë aty.
Mësohet se në takimin me këshilltarët e presidentit, merr pjesë edhe ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf.
Takimi vjen vetëm pak pas takimit që më herët presidenti pati me krerët e opozitës.
Kujtojmë se dje ambasadorja Kim është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe reforma zgjedhore ka qenë fokusi i diskutimeve. Ajo besohet se ka sugjeruar një sistem zgjedhor si ai danez.