Vendosni fjalën kyçe....

Artistë dhe aktivistë para SPAK-ut: Do kërkojmë hetim për tentativën për vrasje të artistëve


Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është mbledhur para godinës së SPAK-ut, ku kërkojnë drejtësi për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Regjisori Robert Budina thotë do të kërkojë hetim “për tentativë vrasje” për artistët.

Ai thotë se kanë edhe prova se në momentin e shembjes së pjesës ballore të Teatrit, artistë dhe aktivistë kanë qenë brenda godinës.

“Do kërkojmë hetimin për tentativën për vrajse të artistëve. Të hetohet edhe RENEA. RENEA ndrhyn kundër grupeve terroriste. Ne kemi dëshmi që në kohën që po rrëzohet fasada dhe pamje se kishte ende njerëz që po dilnin nga godina. Ata mund të thonë që jo janë montazhe, por ne do të gjejmë ekspertë ndërkombëtarë që t’ishohin pamjet”, tha Budina.

Ndërkohë, pedagogu Ervin Goci i kërkoi SPAK-ut që të pezullojë kryebashkiakun Erion Veliaj dhe të ndalojë punimet te Teatri.

“Kjo protestë këtu është politike. Shkrirja e sistemit të drejtësisë u bë politike. Protesta është politike se vijmë në statusin e çdo qytetari.

Ngjarja e jonë është specifike, dinamikë për vrasje. Ne po protestojmë për teatrin dhe për cdo qytetar. Kemi bërë dy denoncime. SPAK nuk reagoi në kohë. Ne do të sjellim kallëzime të tjera.

Prokurorët duhet të kuptojnë se çështja është politike. Nëse nuk ka drejtësi protesta do të jetë politike që kryeministri dhe kryetari bashkisë të japin dorëheqjen. SPAK duhet të pezullojë kryetarin e bashkisë që tani. Vendi i krimit të kalojë në siguri prove”– tha Goci.

Juristja Adriana Kalaja dha më në detaje, ce cilat ishin katër kallëzimet  që në ditët në vijim do të depozitohen në SPAK.

“Të arrestohen Erion Veliaj dhe Arbi Mazniku. Nuk duhet të lejojmë që në atë shesh. Kërkesat e sotme janë bërë në vazhdën e dy kallëzime që kemi bërë.

Në ditët në vijim po përgatit edhe dosje të tjera penale, shumë shpejt do i çojmë para SPAK-ut. Njëra nga këto është vrasje e mbetur në tentativë ndaj ministrit të Brendshëm, Erion Veliajt dhe drejtorit të policisë. Kallëzimi i dytë ndaj kryetarit të bashkisë, kryetarit të këshillit bashkiak për prishjen e objektit.

Kallëzimi i tretë për ministren e Kulturës dhe Çulin që kanë kryer një masakër për inventarët duke varrosur arkivën nën rrënoja. Edhe KLSH-ja po përgatit një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut”– tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *