Vendosni fjalën kyçe....

Balla përplaset me Gjonin: Bëj letrat djalë, mos bëj sikur të dhemb shpirti për Teatrin


Reagon Taulant Balla, pas thirrjes së deputetit Ralf Gjoni që seanca e sotme parlamentare të ndërpritet dhe të ngrihet një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Me ironi, Balla i thotë Gjonit që duhet të bëjë letrat, ndërsa e quan atë djalë.

“Unë do t’i kërkoja mirëkuptimin çdo kolegu, që nuk është mirë që të vijnë më Kuvend që të luajmë Teatër për teatër. Se sa të dhemb ty shpirti për Teatrin unë e kuptoj dhe e di që je shumë i vrarë shpirtërisht. Ditën që je bërë deputet i Kuvendit të Shqipërisë duhet të kuptosh që nuk mund të lash duart dhe të bësh sikur po të dhemb shpirti për Teatrin me 1 fjalë 3 minuta, por merr përsipër, bëj propozimet. Bëj letrat djalë. Mëso që procedura është e përcaktuar për çdo lloj nisme. Unë ju lutem, o djali, o zotëri, dakord.  Je ndryshe në kafe dhe ndryshe në sallë. O djalë qetësohu. Dakord. O djalë, zoti kryetar i Kuvendit do ju kërkoja që personi…. Më fal por s’di si t’ju them. Unë e kam shprehur dakordësinë e plotë dje, ku kam mbështetur kërkesën e ardhur nga opozita për interpelancë “, tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *