Lufta botërore për zhdukjen e varfërisë mund të pengohet jo për shkak të shpërthimit të pandemisë Covid-19, duke detyruar më shumë njerëz të mbijetojnë me më pak se 1.90 dollarë në ditë, ka thënë Banka Botërore në raportin e saj të fundit.
“Pandemia dhe mbyllja e ekonomive të përparuara mund të shtyjë deri në 60 milionë njerëz në varfëri ekstreme, duke fshirë pjesën më të madhe të përparimit që është bërë në përpjekjet për zhdukjen e varfërisë.” – tha presidenti i Bankës Botërore, David Malpass.
Pandemia ka goditur të gjitha ekonomitë botërore duke i çuar ato në rënie. Muajin e kaluar, banka tha se trazirat ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi ka të ngjarë të shkaktojnë rritjen e parë të varfërisë globale që nga viti 1998, kur ndodhi u Kriza Financiare Aziatike.
Edhe nën vlerësimin më të mirë të bankës, rreth 49 milionë njerëz do të bien në varfëri ekstreme, që sipas saj nënkupton më pak se 1.90 dollarë për person në ditë.