Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama është sot mbreti lakuriq që po e tregojnë me gisht të gjithë


Kreu i PD-së, Basha, ka thënë sot se Rama e shembi teatrin me dhunë e kundër ligjit me qëllimin që të në truallin e tij të ndërtojë kulla e të pastrojë lekët e pista.

Në reagimin e tij në Twitter kryedemokrati se grabitja e dhunshme e pasurisë kombëtare është provokim për qytetarët e përpiqet t’ua hedhë fajin të tjerëve që të shpëtojë vetë.

“Rama e shembi Teatrin Kombëtar me dhunë, kundër ligjit dhe me qëllimin e vetëm që në truallin e tij të ndërtojë kullat duke pastruar lekët e pista në mes të Tiranës. Si hajdut ordiner ai tani përpiqet të fshehë vjedhjen e tij pas ëndrrës së shumë artistëve për një Teatër të ri. Kjo grabitje e dhunshme e pasurisë sonë kombëtare është provokim për çdo qytetar që nuk e ka marrë akoma pagën e luftës, për çdo biznes që po falimenton prej dështimeve të Ramës, për çdo të papunë sot në Shqipëri dhe për çdo shqiptar të ndershëm. Si burracak, Rama tani përpiqet t’ia hedhë fajin kujtdo tjetër që të shpëtojë sadopak veten. Por ai është sot mbreti lakuriq që po e tregojnë me gisht të gjithë.” – shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *