Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpërndarë postimin e ambasadores amerikane Yuri Kim e cila ngrinte shqetësimin se ekzistojnë fjalë se ka një marrëveshje të fshehtë për të rrëzuar reformën në drejtësi.
Basha shkruan nga ana tjetër se çdo ndryshim kushtetues nga parlamenti aktual për Reformën në Drejtësi është i paligjshëm.
“Çdo ndryshim kushtetues ose ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga parlamenti aktual është i paligjshëm. Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që përdorin fuqinë e tyre për të përdredhur dhe minuar reformën dhe për të kontrolluar dhe kapur politikisht sistemin e drejtësisë”-shkruan Basha.
Më herët edhe Kryeministri Edi Rama mbështeti postimin e ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim.