Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Kjo reformë në drejtësi çon në paralizë


Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim lidhur me zërat se ka një marrëveshje për ndryshimin në Reformën në Drejtësi.

Berisha në studion e emisionit “Opinion” deklaroi se rezultati i reformës së sotme është fatal dhe do çojë në paralizë.

Sipas ish-kryeministrit konsitucionalistë duhet të japin mendje se si dalin nga ku batak.

Kjo reformë nuk të çon gjë tjetër veçse në paralizë. Do ta quaja të domosdoshme për ata që duan të ndihmojnë këtë vend, një grup të urtësh, konstitucionalistësh që të shqyrtojnë, sepse nga mballoma në mballomë.

Kërkon mendje konstitucionalistësh që të japin se si do dilet nga ky batak. Unë kam dhimbje se e kam paralajmëruar 30 herë këtë situatë që po ndodh.  Ambasadorja duhet të pyetet vetë. Ajo ka informacionet veta.  Kush ka dënuar më shumë ky SPAKU i tanishëm apo Porkuroria e Krimeve të Rënda. Nuk e krijova unë Prokurorinë e krimeve të rënda, e gjeta”-tha Berisha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *