Pas betimit të tre prokurorëve të rinj të SPAK te Presidenti Ilir Meta, ka reaguar ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.
Nëpërmjet një postimi në Twitter ajo ka përshëndetur betimin dhe ka bërë thirrje për përshpejtimin e reformës në drejtësi.
“Urime 3 prokurorëve për betimin e tyre sot para Presidentit Ilir Meta për promovimin në Prokurorinë e Posaçme. Progresi në Reformën në Drejtësi duhet të përshpejtohet hap pas hapi. Presim SPAK”, shkruan ambasadorja Kim.