Vendosni fjalën kyçe....

Bie nga lartësia e humb jetën në vendin e punës, arrestohet inxhinieri i kompanisë


Një inxhinier i një kompanie ndërtimi është arrestuar ndërsa administratori i kompanisë nënkontraktore është proceduar penalisht.

Shkak për këtë është bërë rënia nga lartësia e vdekja e një punëtori në vendin e punës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën ‘3 Dëshmorët’ ndërsa viktima është 35-vjeçari me iniciale A.K.

Njoftimi i plotë

Arrestohet në flagrancë inxhinieri i një firme ndërtimi dhe procedohet penalisht administratori i firmës nënkontraktore, pasi shkelën rregullat e mbrojtjes në punë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’, i shtetasit R. P., inxhinieri i firmës ndërtuese (personi përgjegjës për sigurinë e punëtorëve në punë), pasi ditën e djeshme, në rrugën ‘3 Dëshmorët’, në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi A. K., 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi E. K., administratori i firmës nënkontraktore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *