Vendosni fjalën kyçe....

“Budina pasi mbaronte fjalën takonte artist Bashën, Budina i madh aktor dytësor e komunist” – Rama sulmon artistët


Rama nuk ka harruar të sulmojë artistët që sipas tij e kishin zaptuar Teatrin Kombëtar prej më shumë se dy vitesh.

Në fjalën e tij në Kuvend, ai tha se Edmond Budinën e njeh si aktor i realizmit socialist, më shumë në role dytësore duke thënë se ka qenë komunist bashkë me Berishën dhe u futën si diversantë në Partinë Komunistë për të marrë rolin në skenë.

“Këta njerëz shkruan një peticion, me një nënqeshje që sjellin nga sheshi, i ke dhënë para. Si pas jush blihet gjithkush, edhe Robert Ndrenika dhe vetëm Luli dhe Monika nuk blihen e luftojnë, bashkë me atë plakun digjital dhe komedianin në Presidencë. Ata u shpëtojnë nga ne gjakpirësit. Dilnin artistët aty, dy Budinat dhe pasi mbaronin fjalën shkonin të takoheshin me artistin, me Bashën. Këta janë të pavarurit.Budina i madh thotë unë jam shtetas italian. Unë e njoh si aktor dytësor në filmat e realizmit socialist. Ishte shumë komunist, por edhe Berisha ishte komunist, por këta bënin teatër që të dilnin si heronj dhe këta u futën si diversantë në Partinë Komuniste për të marrë rolin në skenë. Po nuk kishin skenë.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *