Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari i tregon drejtpërdrejt shenjat e dhunës, Rama përplasje me tone të ashpra me Lelën


Kryeministri Edi Rama është përplasur në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit me gazetarin Alfred Lela lidhur me dhunën e ushtruar nga policia ditën e shembjes së teatrit.

Ndërkohë paraprakisht Rama deklaroi se policia nuk ushtroi dhunë por bëri vetëm detyrën me shoqërimin e gazetarit Lela.

Shikoj një fragment të gjithë teatrit të viktimizimit u vu në skenë për mediat qysh kur u doli gjumi atyre që do ta mbronin me trupat e tyre atë godinë dhe u përpoqën të ngrenë një re të zezë perceptimi mbi policinë e shtetit. Nëse flasim për dhunë, ka një mënyrë për t’u përcaktuar. Pyetja e ime e parë është çfarë kërkon qytetari Lela aty? E di zt.Lela që sipas ligjit, policia e shtetit në kushtet kur përballet me turmë protestuesish nuk njeh individë, njeh dhe komunikon vetëm me drejtuesit e një organizimi. Pse e kapërceu lajmin Alfredi? Kishte ndonjë lajm atje? Ku është dhuna? Që e morën përkrahësh siç e meritonte dhe e shtrinë përtokë për ta neutralizuar pa përdorur shkopinj gome. Dhuna është goditje. E shoh si një aksion totalisht mbi bazë të procedurës. Ta nxjerrë zt.Lela një protestë ku protestuesit bëjnë këto. Ka hyrë përtej perimetrit të lejuar”-tha Rama.

Ndërkohë pas fjalës së tij shpërtheu debati, ku Lela i tregoi drejtpërdrejt dhunën e ushtruar.

Debati:

Lela: Je një njëzës i dëmshëm për këtë vend.

Rama: Do të flas me emër se ti nuk meriton respekt. Kështu flisnin prokurorët e Enver Hoxhës.

Lela: Po më dhunon për herë të dytë.

Rama: Drejtohu me edukatë.

Lela: Ty me edukatë që sapo gënjeve me videon që është pas nesh.

Rama: Unë them atë që shoh.

Lela: Njerëzit e kanë gjykuar.

Rama: E kanë gjykuar vëllezërit Budina.

Lela: Do t’i shohësh shenjat e dhunës. (Ul pantallonat) Ka pesë ditë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *