Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, i është përgjigjur kryeministri Rama pas fjalës së tij në Kuvend.
Në një konferencë për shtyp nga selia e partisë, ajo theksoi se kreu i qeverisë me bandat e tij rrënuan shtetin ndërsa i bëri thirrje që 30 milionë eurot e teatrit të ri t’ua japë familjeve shqiptare që janë në rrënim.
“Me bandat e tij rrënoi një shtet të tërë. Ky zotëri që flet për maketet për fëmijët ku do të shlyejë defiçencat e tij në fëmijëri, nuk mund të shlyejë atë që ka bërë. Flet për teatër me vlerë 30 milionë euro. Ato leë duhet t’ua japë qytetarëve që s’kanë bukë të hanë. Ky flet për fasadë dhe luks. Të hyjë në shtëpitë e qytetarëve, të shohë bizneset si kanë falimentuar, të shohë si janë hequr qytetarët nga puna. Si nuk kanë mundësi të paguajnë faturën e dritave dhe ujit, të marrin pension.” – tha Kryemadhi.
Më tej ajo shtoi se Rama shkatërroi trashëgiminë e shqiptareve, identitetin e tyre kulturor ndërsa e akuzoi për grabitje e votave dhe se është i kapur nga krimi i organizuar.
“Ky që i thotë artistëve dhe regjisorëve, që ëndërroi një ditë të luajë aty në atë skenë, pasi paaftësia dhe mediokriteti nuk e lanë të ishte i duartrokitur në atë skenë, por i përbuzur. Nuk do dalë njeri pa shpaguar atë që i kanë bërë shqiptarëve. Kulmi arriti me shqiptarët, me identitetin, me atë që kërkon të shkatërrojë identitetin dhe trashëgiminë kulturore. E shkatërroi arsmin, sistemin arsimor. Kurrikulat nuk kanë asgjë për dinjitetin kombëtar. Ky njeri që thotë unë jam shumica. Përkundrazi nuk është shumica. Ky është rrëmbyes i votës së lirë. Rama nuk çlirohet dot nga zinxhirët e krimit të organizuar. Prandaj ik të shpëtosh veten dhe njerëzit.” – tha Kryemadhi.