Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Marrëveshje ka vetëm mes Ramës dhe bandave kriminale për të shembur Reformën në Drejtësi


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, është deklaruar në lidhje me postimin e ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim, se ka zëra për një marrëveshje të fshehtë për ndryshimin e Reformës në Drejtësi.

Kryemadhi tha në emisionin “Open” se marrëveshja e vetme është mes Ramës dhe atyre që kontrollojnë reformën në drejtësi, bandat dhe kriminelët.

Në fakt mua më vjen mirë që ambasadorja amerikane që edhe pse në një kohë të shkurtër filloi të kuptojë realitetin këtu. Unë ka kohë që e kam thënë që ka një marrëveshje për të shkatërruar Reformën në Drejtësi. Bëhet 4 vjet nga Reforma në Drejtësi dhe ne akoma nuk kemi institucione të ngritura. Kemi parë që qytetarët e thjeshtë që protestojnë për liri arrestohen, dhe lirohen banditët. Nxitimi i Ramës për të shkruajtur menjëherë pas deklaratës së ambasadores tregon që maxhoranca është munduar ta kapë. Marrëveshja është midis Edi Ramës dhe atyre që e kontrollojnë Reformën në Drejtësi. Bandat dhe kriminelët. Mjafton të merren tabulatet e telefonit dhe Whats app të kryeministrit. Prokurorë, gjyqtarë që kanë kaluar vettingun. Ekziston një marrëveshje mes Edi Ramës dhe kriminelëve”- tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *