Deputeti i PD-së në Kuvend, Maliqi ka paralajmëruar ministrin e Brendshëm Lleshaj se mund të ketë fatin e paraardhësit të tij, Tahiri.
Në fjalën e tij në Kuvend, ai tha se RENEA përdoret vetëm ndaj elementëve terroristë dhe nuk lejohet përdorimi i tyre në ngjarje të tjera, siç është rasti i Teatrit Kombëtar.
“Këtu po shikoni një aktrim të pështirë duke u përdorur gomarë e mamuth. Më habiti se si fliste ministri me kaq butësi. Më kujtonte kur kam qenë në polici, kriminelët që kur ishin në turmë bënin të fortën por ku i kapje bënin sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Se unë kam qenë pedagog i taktikës. A ka krim më të pështirë të çosh policinë në mes të natës. Të çosh forcat RENEA, ku lejohet. Forcat e RENEA-s veprojnë vetëm ndaj elementëve terroristë. Kush ishin kriminelët, Budina, artistët? Këta po ju marrin lirinë, po ju marrin pronën. I them zotit Lleshaj mund të kesh fatin e Tahirit apo të tjerëve.” – tha Maliqi.