Vendosni fjalën kyçe....

Meta e Basha zbardhin takimin në Presidencë: Shembja e Teatrit, provokim për demokracinë


Ditën e sotme, presidenti i vendit Ilir Meta u takua me kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe aleatët opozitarë.

Pas përfundimit të këtij takimi, Basha ka zbuluar se çfarë kanë diskutuar. Ai thekson se kriza dhe rrugëdalja prej saj ishin dy çështjet më kryesore të diskutimit.

“Shembja e Teatrit është prova e fundit e një hajduti ordiner që i vjedh, i varfëron, dhe i dhunon shqiptarët. Me çdo ditë që kalon, RAMAVIRUSI i bën dhe më keq njerëzve dhe vendit. Ai është sot armiku i mirëqenies së shqiptarëve. Gjatë takimit të koalicionit opozitar me Presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj: shqiptarët do të shpëtojnë kur, të bashkuar kundër së keqes, do t’u drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.” – shkruan Basha në Twitter.

Ndërkohë dhe Presidenca ka dalë me një njoftim ku thuhet se Meta i falenderoi opozitarët për angazhimin dhe propozimet e tyre për tejkalimin sa më parë të situatës së vështirë të krijuar nga COVID-19.

“Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane.

Presidenti Meta i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej Tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian.”- thuhet në njoftim.

Mes të tjerash, Meta theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik, për Reformën Zgjedhore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *