Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Jam i gatshëm të shpërndaj parlamentin por duhet të ngrihet populli


Kreu i Shtetit Ilir Meta, deklaroi në Syri TV se është i gatshëm të shpërndajë parlamentin por për këtë duhet të ngrihet i gjithë populli dhe duhet të dalin 20 burra që të marrin në dorë qeverinë e re.

Meta tha se nuk mund të ndërmarrë aventura apo lëvizje fiktive pasi për këtë duhet që 70% e Shqipërisë duhet të ndjejë që duhet shporrur diktatura.

Për shpërndarjen e parlamentit duhet të ngrihet i gjithë populli dhe të dalin 20 burra që janë të gatshëm të marrin në dorë qeverinë e re. Nëse do duhet, Presidenti është gati. Të ma kërkojë populli, por siç e thashë duhet të dalin dhe 20 burra gati që të marrin përsipër qeverisjen. Jam gati të bëj çdo gjë, por jo një aventurë dhe lëvizje fiktive. Nëse 70% e Shqipërisë e ndjen që duhet shporrur diktatura, atëherë Ilir Meta do bëjë më të mirën”- tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *