Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Në vitin 2000 e vendosëm Teatrin në mbrojtje edhe me firmën e Ramës


Kreu i Shtetit Ilir Meta në intervistën e tij për Syri TV deklaroi se Teatri Kombëtar është vendosur me VKM-në e vitit 2000 në mbrojtje i mbështetur edhe nga Ministri i atershëm i kulturës Edi Rama.

“Në 2000 u vendos si pjesë e asamblit kulturor kompleksi i Teatrit Kombëtar dhe u vendos në mbrojtje. Është me firmën e qeverisë të kryeministrit Ilir Meta dhe ministrit Edi Rama. Ka qenë shumë i zellshëm. Nesër mund tua nisë Blushi im. Me video dhe me audio. U vendos të merrej në mbrojtje se po shkatërrohej Tirana. Siç vendosi Ilir Meta edhe për prishjen e kioskave në sheshin Rinia. Edhe para dy vjetësh presidenti këtë qëndrim ka patur. Edhe kur u rrah Edmond Busdina. prandaj presidenti shkoi në Gjykatën Kushtetuese për të shmangur konfliktin. Kjo është diçka kombëtare, jo lokale. Ky është Teatër Kombëtar”- tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *