Zërat për ndërhyrje në Reformën në Drejtësi duket se kanë ndezur debat në politikën shqiptare dhe selitë diplomatike.
Ka qenë ambasadori i BE-së Luigi Soreca i cili thotë se nuk ka kohë për ndërhyrje të Refroma në drejtësi dhe se ajo duhet të fillojë implementimin.
“Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe duhet të ruhet. Kjo nuk është koha për të rihapur diskutimin mbi bazat e tij, por për të rritur efikasitetin e saj dhe forcimin e burimeve që disponon. Për të ofruar drejtësi të pavarur që qytetarët shqiptarë meritojnë dhe për të sjellë përpara Shqipërinë në rrugën e saj të pranimit në Bashkimin Evropian”-shkruan Soreca.