Vendosni fjalën kyçe....

Numri i të infektuarve me COVID-19 në të gjithë botën shkon mbi 5 milionë


Numri i njerëzve në të gjithë botën që kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin ka shkuar mbi 5 milion, sipas raportit të Universitetit Johns Hopkins.

Në nivel global, ka pasur mbi 328,000 vdekje të lidhura me Covid-19.

Edhe pse besohet të ketë filluar në qytetin e Wuhanit në Kinë, virusi u përhap akoma më shumë në perëndim, me Shtetet e Bashkuara që janë kthyer në epiqendrën e krizës shëndetësore.

Me më shumë se 1.5 milion të infektuar, SHBA aktualisht ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuara. Rusia ka numrin e dytë më të lartë të rasteve, me mbi 308,000.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) raportoi të mërkurën se ata kishin regjistruar rreth 106,000 raste të reja me Covid-19 në të gjithë botën brenda 1 dite, duke shënuar rritjen më të madhe një-ditore. Megjithatë kjo rritje mund t’i atribuohet edhe rritjes së numrit të testimeve.

Shtetet në të gjithë botën kanë nisur të aplikojnë masat lehtësuese, por zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë se një “valë e dytë” mund të godasë në muajt e ardhshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *