Vendosni fjalën kyçe....

OBSH raporton numrin më të lartë të rasteve ditore me COVID-19


Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit është në kulmin e saj, pasi 106,000 raste të reja u regjistruan në të gjithë botën gjatë 24 orëve të kaluara.

Ky është numri më i lartë i rasteve ditore të regjistruara deri më tani.

Duke folur në Gjenevë, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se virusi po përhapet në vendet më të varfëra, ndërkohë që kombet më të pasura po dilnin nga bllokimi.

“Ende kemi një rrugë të gjatë për të kaluar me këtë pandemi. Ne jemi shumë të shqetësuar për rritjen e rasteve në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”– tha ai, citon The Guardian.

Shkalla e infeksionit është rritur me shpejtësi në Amerikën Latine, ku Brazili është bërë vendi i tretë me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara, duke lënë Mbretërinë e Bashkuar në vend të katërt. Në vend të parë e të dytë janë SHBA-ja dhe Rusia. Ndërsa përsa i përket shkallës së vdekjes, SHBA ka numrin më të lartë të viktimave. Pastaj vjen Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Francë dhe Spanja. Brazili është në vend të gjashtë.

Paralajmërimi i OBSH-së vjen kur vendet europiane futën masa inovative për të frenuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit. Ndërsa vendet po shkojnë drejt hapjes, Spanja konfirmoi se maskat në fytyrë do të jenë të detyrueshme në rrugët e qyteteve.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, deri më tani në tërë botën janë infektuar 4,999981 persona. Prej tyre, 328,169 kanë vdekur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *