Prokuroria e Posaçme Anti- Korrupsion (SPAK) ka filluar zyrtarisht hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar. Prokuror për këtë çështje është caktuar Ervin Kondili. Ai ka kërkuar sekuestruar dokumentet e vendimit për shembjen e godinës.
Pjesë e këtij hetimi do të jenë të gjitha kallëzimet që ka bërë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Pritet të thirren në SPAK persona të përfshirë, gjithashtu edhe inxhinierë që kanë firmosur për shembjen, të cilët janë paditur nga artistët për shpërdorim detyre. Po ashtu të paditur janë edhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe nënkryetari, Arbjan Mazniku.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit sot ka vendosur ta zhvendosë protestën para SPAK-ut në orën 11:00, për të kërkuar drejtësi lidhur me atë që ka ndodhur me Teatrin Kombëtar.