Vendosni fjalën kyçe....

Strakosha sfidon Juventusin: Jemi gati për titullin kampion


Portieri shqiptar i Lacios, Strakosha, ka deklaruar ditën e sotme se objektivi i ekipit në fillim të sezonit ishte kualifikimi në Ligën e Kampionëve, ndërsa tani është titulli kampion.

Teksa kampionati bëhet gati të rifillojë në fundjavë, romanët e shohin veten në vendin e dytë të renditjes me vetëm një pikë më pak se Juventusi i kreut.

Deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe që 12 javë dhe çdo gjë mund të ndodhë.

“Nuk mendonim se mund të ishim në garë për titullin kampion në fillim të sezonit por hap pas hapi nisëm të besojmë në forcat tona. Kemi shumë cilësi në radhët tona dhe gjithçka duhet të bëjmë tani është të rigjejmë formën fizike.” – tha ai për Lazio Style Channel.

Seria A në Itali është ndërprerë prej 2 muajsh qëkur vendi u godit nga pandemia Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *