Një tërmet i fuqishëm ka rënë gjatë natës në Detin Mesdhe, ku lëkundjet më të forta janë ndjerë në Greqi: në Athinë, në ishullin e Kallamatës dhe Methoni.
CNN-i grek shkruan se tërmeti me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter, u regjistrua në orën 02:43. Epiqendra u raportua 238 kilometra në jug-perëndim të Pylos, ose 441 kilometra në jug-perëndim të Athinës.
Thellësia vlerësohet në 39.4 km.
Tërmeti preku Greqinë, por i ndie edhe në Maltë, Itali, Shqipëri, Kroaci dhe Kosovë.