Vendosni fjalën kyçe....

“Veprat tona do flasin për ne edhe kur të mos jemi më” – Rama në Kuvend


Kryeministri Rama ka cituar shkrimtarët e mëdhenj botëror në fjalën e tij në Kuvend.E nisi me Shekspirin e vijoi me Molierin, kryeministri tha se teatri i vjetër nuk ishte projekt origjinal i arkitektit italian por një projekt bastard i tij pasi për shkak të luftës nuk mundi dot të përfundojë.

“Autori nuk e ka njohur kurrë si pjellën e vet. Ai projekt filloi, siç duket por nuk mbaroi. Lufta filloi dhe në kopshtet e Tiranës u mboll grurë. Sepse në atë kohë regjimi që u vendos shkurtoi fondet e artit për t’ia kaluar luftës. Dhe thjeshtoi pa pjesëmarrjen dhe lejen e autorëve të gjitha projektet e godinave. Dhe godina e projektit të Teatrit është fëmija bastard i një marrëdhënieje mes autorit italian dhe autores që ishte lufta fashiste që duhej ushqyer me para dhe grurin e mbjellë në parqet e Tiranës.” – tha Rama.

Ai nuk e harroi edhe opozitën në fjalën e tij duke thënë se ka zgjedhur objektin e gabuar dhe mënyrën e gabuar për të bërë opozitë.

Kreu i qeverisë theksoi se në politike nuk është për të kapur çfarë mund të kapet por për bindjet e tij. Ndërsa sulmoi edhe aktorët që sipas tij zaptuan godinën e teatrit për dy vjet e gjysmë.

Habitem si nuk na kanë njohur akoma. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi. I them opozitës, kanë zgjedhur objektin e gabuar, mënyrën e gabuar dhe kundërshtarin e gabuar. Unë nuk kam ardhur në politikë për të kapur çfarë të kap. Nuk jam shumë i zoti për konsensus dhe nuk më vjen zor për këtë. Jam këtu për bindjet e mia e për të bërë sukses me to. Nuk ka asnjë rresht asgjëkundi se Teatri Kombëtar ka qenë monument kulture. Pishina në mes ka shërbyer për bretkosat. Teatri i ri do ndërtohet aty. Dilnin artistët aty, dy Budinat dhe pasi mbaronin fjalën shkonin të takoheshin me artistin, me Bashën. Këta janë të pavarurit. Budina me thotë jam shtetas italian, unë e njoh për aktor rolesh të dyta në filmat e realizmit socialist. Projektin origjnal të arkitektit italian do ua kthejmë fëmijëve si pjesë e një projekti më të madh. Fjalët e tyre i merr era kurse veprat tona do flasin për ne edhe kur të mos jemi më.” – tha ndër të tjera Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *