Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur protestë për ditën e sotme në orë 19 e 30.
Thirrja sipas AMT-së vjen pasi punonjësit e bashkisë kanë nisur rrethimin e zonës dhe pronës së Teatrit Kombëtar e atij Eksperimental.
Ata thonë se bashkia e qeveria kërkojnë të mbulojnë skenën e krimit ndërsa shtojnë se nuk do i lejojnë punimet.
“Vepra u krye dhe sot kanë filluar të mbulojnë skenën e krimit duke rrethuar pronën e Teatrit Kombëtar! Nuk do të lejojmë të fillojnë punimet! Duam Drejtësi për shkatërrimin e Teatrit dhe dhunimin e demokracisë!” – thuhet në njoftim.