Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të zhvillojë pasditen e sotme një tubim në Durrës.
Tubimi është parashikuar të mbahet në orën 17:00 para Pallatit të Kulturës.
Aty është parashikuar që të firmoset peticioni për ndërtimin e Teatrit Kombëtar në të njëjtin vend dhe siç ishte.
Tubimi do mbështetet edhe nga dega lokale e PD-së.