Vendosni fjalën kyçe....

AMT-ja tubim, Budina: Të ngrihemi ndaj kësaj klike. Durrësi duhet të ishte si Roma, Dako e shkatërroi


Artistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë organizuar ditën e sotme një tubim në Durrës.

Ata ftuan qytetarët që të mbledhin firma për rindërtimin e Teatrit Kombëtar në të njëjtin vend dhe të njëjtin projekt.

Gjatë fjalës, aktori Edmond Budina u bëri thirrje qytetarëve të ngrihen duke shigjetuar ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore në Durrës.

“Më 17 maj u vra demokracia dhe u vendos diktatura. Ne jemi të vendosur ta përmbysim këtë klikë. Ata vranë kujtesën kombëtare, një ndërtesë 80-vjeçare. Ata që e quajnë veten ‘duar akullore’ e kanë shkatërruar Durrësin. Durrësi duhet të ishte si Roma, aq i vjetër është. Të gjithë duhet të ngrihemi të protestojmë kundër kësaj bande. E filluan shembjen kur njerëzit ishin akoma brenda. Ky parlament është i paligjshëm, duhet të shpërndahet. Presidenti i Republikës tha se nëse populli ngrihet ai do ta shpërndajë parlamentin. Prandaj mos kini frikë. Të ngrihemi të gjithë dhe të mos kursehemi. Nëse ata sot shembën Teatrin nesër shembin gjithçka. Ne duhet të vrasim frikën dhe do vazhdojmë të jemi këtu. Nëse ulni kokën ai nesër do vijë në shtëpitë tuaja dhe do t’iu varrosë.” – tha Budina.

Dhjetëra qytetarë hodhën firmën në peticionin e AMT-së për Teatrin Kombëtar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *