Vendosni fjalën kyçe....

AMT: S’duhet të ndalemi asnjë ditë, nga protesta u zgjuan SPAK-u e ambasada amerikane


Qindra qytetarë u tubuan te Pedonalja pranë Teatrit Kombëtar e atij Eksperimental.

Ata bënë thirrje që protestat të vijojnë çdo ditë pasi vetëm në këtë mënyrë institucionet do vihen në lëvizje.

Një nga aktivistët që morën fjalën tha se pas protestave të teatri, SPAK-u ishte vënë në lëvizje e po kështu kishte reaguar edhe ambasada amerikane.

“Duhet të jemi përditë këtu. Një ditë pushim bëjmë dhe ngrihet zallamahia dhe na thonë parti e Metës. E kemi bërë të qartë se duam drejtësi, burg autorëve. Hajnat në burg. Nuk lejojmë që vepra kriminale të ftohet dhe ne të ikim të mërzitur. Aleanca ka marrë një iniciativë që do të zhvillohet nga zhvillimet këtu. Nuk duhet t’i lëmë kurrsesi që të mbulojnë skenën e krimit me këto bizhutë që i quajnë këtu për të pastruar paratë. Për shkak të kësaj proteste, ka filluar SPAKu, u zgjua ambasada amerikane që flinte gjumë top.” – tha Goci.

Ai tha gjithashtu se në Durrës ishin mbledhur 6008 firma për rindërtimin e Teatrit Kombëtar në të njëjtin vend ndërsa shtoi se nesër AMT-ja do shkojë në Shkodër e më pas do vijohet edhe në qytete të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *