Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Nuk jemi larguar nga tryeza e Reformës Zgjedhore


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një prononcim për mediat nga selia blu deklaroi se Kryeministri Edi Rama kërkon që të pengojë reformën në drejtësi.

I pyetur nga gazetarët nëse forca e tij politike do rikthehet në tryezën e Reformës Zgjedhore, Basha tha se nga kjo tryezë nuk janë larguar asnjëherë.

Loja e Edi Ramës me shpresën se duke shkatërruar TK do të shkatërronte dhe Reformën Zgjedhore dhe të merrte peng procesin e integrimit tani doli zbuluar. të gjithë e kanë parë këtë plan mafioz që ka për qëllim të pengojë Reformës Zgjedhore dhe integrimin e vendit.

Ne jemi të vendosur që të mos e lejojmë këtë. PD dhe opozita e bashkuar është e vendosur që ti japë mundësinë shqiptarëve një orë e më parë garancitë për t’iu drejtuar kutive të votimit dhe për tu bashkuar në një votë plebishitare për të larguar këtë të keqe. Ne nuk dol ta braktisim Reformën Zgjedhore. Nuk jemi larguar asnjëherë që tani të rikthehemi. Nuk e kemi braktisur asnjëherë tryezën”, tha Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *