Nëna e 4-vjeçarit që humbi jetën në mënyrë tragjike në Berat teksa po luante në park ka bërë përgjegjëse bashkinë.
Ajo tregoi për Abc News se kishte dalë me të birin e mitur për të lypur ndërsa i mituri ndërroi jetë pasi preku një tel.
“Iku për të lypur , e kapi korenti dhe e gjeta të vdekur djalin. Bashkia të përgjigjet për fëmijën tim. Të marrë masa. Kërkoj ndihmë, të përgjigjet bashkia për djalin që më vranë. Të përgjigjet deri në fund. Unë ndihmë nuk mora asnjëherë.” – thotë ajo.
Gjyshi i të miturit tha sot se komuniteti i romëve është lënë në harresë dhe nuk ka marrë asnjë lloj ndihme nga bashkia.
“Duke lozur fëmija në lulishte, kapi telin. Na lajmëroi njëri ka vdekur një fëmijë nga ata të romëve. Duam ndihmë, tërë kohën ne romët nuk kemi pasur asnjë lloj ndihme. Pse na e bëni këtë?” – tha ai.