Vendosni fjalën kyçe....

Deklarohet Kurti: Do respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin presidencial


Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se do ta pranojnë aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me dekretin e Presidentit Thaçi.

“Do ta respektojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, përderisa është interpretim i Kushtetutës”, tha shkurt Kurti, raporton EO.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme ka pasur reagime nga partia e Kurtit pasi në media doli një lajm se Gjykata Kushtetuese pritet ta rrëzojë dekretin e Thaçit, por pritet ti japë 15 ditë afat partisë së parë që ta formojë Qeverinë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nëse kjo ndodhë, atëherë nuk bëhet fjalë për pavarësi të Kushtetueses, por për veprime në favor të interesave të Thaçit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *