Vendosni fjalën kyçe....

Gjata: Rama arriti të 60% e shqiptarëve mos kenë besim te Reforma në Drejtësi, dy deputetët socialistë duan ndryshimin


Sekretari për çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thotë se Rama arriti të bënte që pas 3 viteve mbi 60% e shqiptarëve të mos kenë më besim te reforma në drejtësi.

Madje ai komentoi edhe zërat për ndryshimin e kësaj reforme duke thënë se janë dy deputetë socialistë si Adnor Shameti dhe Ulsi Manja që e mbështesin këtë ide.

Sipas tij kjo ide është për të kapur Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Edi Rama bëri që pas 3 viteve, mbi 60 përqind e shqiptarëve nuk kanë më besim tek reforma në drejtësi, duke qenë të bindur se ajo është e kontrolluar politikisht dhe i shërben pushtetit. Ndryshimet për ligjet e reformës, të paralajmëruar nga deputetët e Edi Ramës, vetëm do ta thellojnë këtë.

Adnor Shameti apo Ulsi Manja, që e ka mbështetur idenë e tij për ndryshimin e ligjeve të reformës në komisionin e ligjeve, e kanë thënë qartë. Janë ata që duan të shtrijnë edhe më shumë kthetrat për të gllabëruar çfarë ka mbetur nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, duke penguar zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Të gjithë e kanë kuptuar këtë, prandaj Edi Rama duhet të ndalë shkatërrimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi dhe të lerë shashkat me propozime për ndërhyrje, meqënëse reforma paska edhe probleme”-shkruan Gjata.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *