Një 23-vjeçar u arrestua pas një vizite në spital pasi ai zgjodhi të përleshej me një ari në Kopshtin Zoologjik të Varshavës, vetëm një ditë pasi ai u rihap, pas heqjes së kufizimeve për shkak të pandemisë Covid-19.
Në pamjet tronditëse dhe shqetësuese nga vendi i ngjarjes, i riu i dehur mund të shihet duke u hedhur në ujë në vendin ku qëndron ariu.
Më pas ariu ndjek të riun dhe ky i fundit fillon të zihet me të dhe përpiqet ta detyrojë ariun që ta mbajë kokën poshtë ujit në një përpjekje për ta mbytur.
Zyrtarët e Kopshtit Zoologjik reaguan ashpër ndaj të riut dhe asaj që e quajtën si përpjekje për vrasjen e tij.
Ata thanë se do bëjnë padi ndaj të riut duke thënë se ariu kishte qenë pjesë e një trupe cirku dhe ishte mësuar me njerëzit dhe nuk kishte pasur asnjë qëllim për të dëmtuar të riun.